Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 13:23 Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Larg vapës me shalqi, 6 fakte interesante rreth frutit

Shëndeti E martë, 16 Korrik 2024 12:45
Larg vapës me shalqi, 6 fakte interesante rreth frutit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qershori dhe Korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt Kombëtarë të Shalqirit’, këtij fruti të kuq, të ëmbël e të freskët, epitoma e verës perfekte. Gjatë këtyre muajve, prodhimi i shalqirit në vend arrin kulmin.

Shalqiri është padyshim fruti më i konsumuar në Shqipëri ndjekur nga pjepri dhe vedeni. Shalqiri është pjesë e të njëjtës familje botanike që përmbledh kastravecat, kungujt dhe kungulleshkave. Mendohet që shalqini është zbuluar në Egjipt rreth 5000 vjet më parë siç është përshkruar edhe në shumë hieroglife.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shalqiri i rritur në Shqipëri nuk ka të krahasuar në aspekt shijesh dhe vlerash. Zonat e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë kampionë të prodhimit të shalqirit në Shqipëri. Vendi ynë numëron plot 5600 hektarë tokë të mbjellë më shalqi. 2300 hektarë gjenden në zonat e lartpërmendura dhe 764 hektarë të tjerë në zonën e Shkodrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitet e fundit, Shqipëria ka prodhuar plot 221,628 ton shalqinj nga fushat dhe 1044 ton nga serat. Prodhimi vjetor i Lushnjës arrin në 81, 804 ton ndjekur nga Shkodra me 22,779 ton. Ritmi i prodhimit të Lushnjës është 51 ton për hektar ndërsa i Shkodrës është 30 ton për hektarë. Shalqinjtë në zonën veriperëndimore që përfshin Lezhën dhe Shkodrën mbillen në Prill dhe mblidhen në Korrik

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Ngrënia e shalqirit është argëtim më vete për shqiptarët. Por gjithsesi duhet të kini kujdes. Kur të hani shalqi, që mos të përballeni me hungërimat e stomakut, idealja është që të mos hani ushqim tjetër 30 minuta para ose pas ngrënies së shalqirit.

6 fakte interesante për shalqinin

1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet

Likopen është një antioksidant i fuqishëm që i jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet tek domatet, por shalqini është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqin ka 1.5 herë më shumë likopen se sa një domate e madhe e freskët.

2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve

Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqini të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram amino acidesh që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulare. Studimet kanë treguar që meshkujt që pijnë lëng natyral shalqini para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pijnë vetëm ujë.

3. Shalqini është edhe frut edhe perime

Siç e thamë më lart, shalqini është i të njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqini është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqinit është e ngrënshme.

4. Ju mund të hani farat dhe cipat e bardha e shalqinit

Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqinit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të pregatisni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqinit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë amino acidë siç është citrulina se vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një amino acid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar por ka edhe vlera terapeutike.
Shumë njerëz preferojnë shalqinin pa fara, por farat e zeza të shalqinit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibër.

5. Shalqini është pothuaj i gjithi ujë

E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 % e shalqinit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvëndësues natyral për ujin.

6. Keni dëgjuar për shalqinin e verdhë?

Shalqini i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqini me tul të kuq. Shalqini i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqinit me tul të kuq.

Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqinin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqinin perfekt. Në pjesën fundore të shalqinit duhet të kërkoni për një një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqini të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqini i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje./AgroWeb.org

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
Para 12 minutash

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi
Para 27 minutash

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë
Para 32 minutash

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 16 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.