Lazanja me gorgonxola dhe lakër të kuqe

Koha e përgatitjes – 30 minuta,

Përbërësit për 4-6 persona:

250 g petë të freskëta për lazanjë
250 g djathë Gorgonxola, jo pikant
2 tufa lakër e kuqe
100 g djathë Parmigiano i grirë
1 lugë gjalpë

Përbërësit për salcën beshamel:
500 ml qumësht 30 g miell 30 g gjalpë kripë pak arrë moskat

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C.

1.Përgatisim fillimisht beshamelin: Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin e vakët me pak kripë e arrë moskat. Miellin e përziejmë me pak ujë derisa të hollohet dhe e hedhim ngadalë te qumështi, duke e përzier me shpejtësi me rrahësen e vezëve me dorë. Kur të trashet, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin pa ndërprerë përzierjen e tij. Shtojmë Gorgonxola-n të prerë në kubikë dhe e përziejmë mirë me lugë. Më pas e lëmë mënjanë.

2. Lakrën e kuqe, të larë, e grijmë si kur përgatisim sallatën dhe i skuqim për rreth 2-3 minuta në një tigan me pak vaj ulliri. Në fund, i spërkasim me kripë e piper.

Përgatisim lazanjën:
Në fundin e tavës hedhim beshamel, aq sa të laget e gjithë tava të cilën e kemi lyer më pare me gjalpë. Më pas vendosim një shtresë me petë, një shtresë beshamel, një shtresë lakërkuqe e në fund, Parmigiano, shkruan Living. Vazhdojmë kështu derisa të mbarojnë të gjitha petët. Në fund hedhim një shtresë beshameli, lakërkuqe, Parmigiano dhe copa gjalpi.

3.E mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 20 minuta. Më pas heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të piqet edhe për 15 minuta ose derisa të shohim se ka zënë kore në sipërfaqe. E lëmë të pushojë 10-15 minuta dhe më pas e shërbejmë.

SHKARKO APP