Lëndimet sportive në rini shkaktojnë depresion, ose vetëvrasje
Sëmundjet degjeneruese të trurit janë karakterizuar si fajtorët më të shpeshtë të vetëvrasjeve dhe sëmundjeve mendore të atletëve profesionistë të cilat mund t’i kenë rrënjët në kohën kur ata janë angazhuar në sport si fëmijë dhe kanë marrë goditje gjatë shkollës fillore dhe të mesme, thonë ekspertët. Teoria thotë se shumë njerëz të cilët nuk janë atletë profesionistë, por janë marrë me ndonjë sport si fëmijë, janë në rrezik të zhvillimit të encefalopatisë kronike traumatike. – “Ne nuk e dimë se në ç’moshë ka filluar të zhvillohet sëmundja në ndonjë nga këto raste. Besojmë se e gjitha fillon në një moshë shumë të re të fëmijërisë,” tha Chris Nowinski, drejtor i Qendrës Universitare Boston.
Diskutimi i fundit për CTE-në është hapur pasi që ish-lojtarit të suksesshëm të bejsbollit, Ryan Freel, i cili kreu vetëvrasje në moshën 36 vjeçare, iu diagnostikua sëmundja e CTE, e cila nuk ishte lidhur deri më tani me lojtarët e bejsbollit, transmeton Koha.net. Deri tani, CTE zakonisht lidhej me sportet më të ashpra si futbolli, hokeji mbi akull dhe boksi.
Nowinski kishte prerë dhe studiuar trurin e më shumë se 180 atletëve. Ky studim nuk ka përfunduar ende dhe nuk dihet se sa subjekte kishin CTE.
Nowinski vërejti se Freel kishte një histori të mirë-dokumentuar të goditjeve në kokë që nga fëmijëria, kur ai kishte luajtur futboll.
Goditjet e ashpra dhe goditjet me kokë fillojnë në vitet e para në cilëndo karrierë sportive kur fëmijët i bashkohen ekipeve sportive dhe ligave të të rinjve. Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Mjekësisë së Shteteve të Bashkuara, më shumë se 250.000 sportistë nën moshën 19-vjeçare janë trajtuar në institucionet mjekësore për shkak të goditjeve dhe dëmtimeve të tjera të trurit në vitin 2009. Sportistët nga kolegjet kanë dy herë më shumë rrezik nga goditjet në krahasim me sportistët e shkollave të mesme.
Nowinski tha se truri më i ri që e kishte studiuar dhe i cili kishte CTE i takonte një sportisti 17-vjeçari. Megjithatë, procesi degjenerues filloi në një moshë më të re. Personat të cilët kanë CTE kanë problem me kujtesën, ata janë konfuz, kanë probleme me vetëkontrollin, janë agresiv, kanë depresion dhe në disa raste vuajnë nga demenca progresive.
Simptomat mund të shfaqen disa muaj, vite apo dekada pas lëndimit të trurit.