Lëngu që ju ndihmon në rënien e peshës
Për të humbur peshë nuk është e lehtë, kjo kërkon si motivim dhe njohuri. Një rregull i mirë nuk është të hani më shumë se sa konsumoni, por nganjëherë ju duhet të bëni diçka pak më tepër për t’i dhënë një nxitje metabolizmit tuaj.
Këtu është një bombë me vitamina që mund t’ju ndihmojë të arrini sa më shpejt rezultatin e dëshiruar. Jo vetëm që është fantastike për shëndetin tuaj, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Nëse në fillim jeni disi skeptik, janë dëshmitë e njerëzve që e kanë pirë këtë koktej për pesë ditë rresht dhe mënjëherë nisën të ndjejnë një ndryshim në trupin e tyre.
Receta:
* 8 gota ujë
* 1 kupë xhinxhëfil
* një kastravec me feta
* një limon me feta
* 12 gjethe nenexhik
Është e rëndësishme të mbani në mend se të gjithë përbërësit duhet të kombinohen me ujë dhe duhet të lihen gjatë natës, mundësisht në një vend të freskët. Filloni çdo ditë duke pirë një gotë nga kjo, dhe gjithashtu pini atë në vend të ujit të thjeshtë sa herë që keni etje.
Si funksionon?
Xhinxhëfili është provuar shkencërisht që rrit prodhimin e nxehtësisë së trupit dhe djegien. Ky efekt nuk është i mjaftueshëm në vetvete për të shkaktuar humbje peshe, por mund të ndihmojë. Kastraveci ka kalori të ulët dhe sasi të ulëta të karbohidrateve, por përmban fibra dhe shumë vitamina të rëndësishme. Shumë studime kanë zbuluar se limoni rrit djegien e yndyrës. Dr. Shilpi Agarwal rekomandon shtrydhjen e limonave në ujë, ose duke shtuar feta limoni para se t’a pini. Sipas Dr. Agarwal, vitamina C e gjetur në limon rrit djegien. “Shtimi i vitaminës C në dietë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur energjinë dhe djegien”, thotë ajo.