Lente falas edhe në spitalin e Vlorës

Pas Tiranës, edhe Vlora ofron shërbimin e lenteve falas, tashmë me aparatura moderne në shërbimin e okulistikës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu thotë se 200 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen e kataraktës këtë vit në spitalin rajonal të Vlorës. Me aparaturat e reja të instaluara në këtë spital, ndërhyrjet në sy po kryhen nga ekipi i mjekëve okulistë, me metodat më të avancuara.

Në shtatë muajt e parë të 2019-ës, 1306 pacientë kanë përfituar Paketën e plotë të Kataraktit pa pagesë. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) thonë se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Duke ndjekur sistemin e referimit, përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja , sot ndërhyrja dhe lentet janë falas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?