Leximi i librave të shton jetën

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që lexojnë rregullisht libra jetojnë mesatarisht dy vite më shumë sesa ata që nuk lexojnë.

Kërkimi shkencor, i publikuar në “Social Science and Medicine”, tregon se orët që i shkojnë leximit janë një faktor domethënës në jetëgjatësi.

Duke përdorur një grup prej 3635 njerëzish, shkencëtarët ndanë pjesëmarrësit në studim në 3 kategori: ata që nuk lexonin fare, ata që lexonin 3 orë e gjysmë në javë dhe ata që lexonin më shumë se 3 orë e gjysmë në javë.

U gjet se ata që lexonin më shumë se 3 orë e gjysmë në javë kishin 23% më pak mundësi për të vdekur sesa dy kategoritë e tjera. Sipas studimit, sa më shumë të lexojë një person, aq më shumë të mira shëndetësore ka.

SHKARKO APP