FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Limoni, “ilaçi” për t’u bërë edhe më i/e bukur

Limonin mund ta përdorni për ushqim, por të mirat e tij janë të panumërta edhe për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Pastrim të fytyrës: Përzieni lëngun e limonit me atë të kokosit për pastrimin e fytyrës. Kokosi do të hidratojë lëkurën tuaj, ndërsa limoni do ta pastrojë dhe zbardhojë atë.

Pastrues i gjunjëve dhe bërrylave: Nëse gjunjët dhe bërrylat tuaj po marrin ngjyrë kafe, pastroni atë me disa pjesë limoni dhe do të shihni rezultatin.

Pikat e zeza në fytyrë: Lyeni fytyrën me lëngun e limoni, lëreni të qëndrojë për disa minuta (15-20) dhe pikat e zeza do të zhduken para se ju ta kuptoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eliminon yndyrën e tepërt në fytyrë: Vendosni lëngun e limonit në fytyrë para se të vendosni grimin. Kjo do t’ju mundësojë largimin e yndyrës së lëkurës dhe kështu fytyra juaj nuk do të shkëlqejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Limoni largon plasaritjen e buzëve, forcon thonjtë dhe zbardhon flokët po ashtu.

Për zbardhimin e flokëve ju duhet të shtrydhni disa limona dhe ta vendosni lëngun në kokë, më pas të ekspozoheni në diell për 30 minuta. Kështu do të fitoni ngjyrë më të çeltë të flokëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?