Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta kundër Sidës në vitin 2015

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 02:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV,  dhe Sidës, thotë se 2015 do të jetë viti i mundësive dhe sfidave të mëdha.Epidemia është gati 35 vjeçare dhe më shumë se 30 milionë njerëz vlerësohet të jetojnë me HIV. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua njofton.

Mitchell Warren thotë se një sfidë për Vitin e Ri do të jetë zbatimi në praktikë i arritjeve të fundit shkencore. Zoti Warren është drejtor ekzekutiv i organizatës AVAC, e cila sipas tij, “synon të shpejtojë shpërndarjen globale të mjeteve për parandalimin e virusit HIV si pjesë e një përgjigje bashkëkohore.”

“Ky është viti i rëndësishëm për përgjigjen ndaj Sidës. Epidemia filloi para 34 vjetësh. Ky vit do të jetë përcaktues për të provuar nëse jemi në rrugën e duhur për të ndalur epideminë, apo do të jemi duke u zvarritur vit pas viti me shpresë se po bëjmë gjërat e duhura, por pa e ditur me siguri”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai thotë se në fillim të 2015, duhet të publikohen rezultatet e një pomade premtuese për parandalimin e virusin HIV, një mikrobicid të efektshëm.

“Në se e kujtoni, në vitin 2010, filluam provat me pomadën tenefovir në Afrikën e Jugut që oftonte mbrojtje të pjesshme ndaj virusit HIV”.

Tenofovir është një ilaç antiretroviral i përdorur gjerësisht për të ndalur virusin brenda trupit. Por ai ka treguar të jetë i efektshëm edhe në parandalimin e infeksioneve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që nga viti 2010, po kryhet një studim për të konfirmuar dhe zgjeruar gjetjet e këtij koncepti. Studimi quhet FACTS001 dhe po kryhet gjithashtu në Afrikën e Jugut. Studimi financohet nga qeveria amerikane, ajo afrikanojugore dhe fondacioni Gates.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 9 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Zoti Warren thotë se studimi mund të konfirmojë nëse ilaçi tenofovir i përdorur para dhe pas seksit, mund të parandalojë infeksionin nga virus HIV.

“Rezultatet priten në tremujorin e parë të këtij viti. Në se është një rezultat pozitiv dhe nëse konfirmohen zbulimet do të shohim më pas sesi mund ta çojmë përpara këtë product – jashtë provës klinike, në praktikë. Pra presim një tremujor shumë ngazëllyes vetëm nga rezultatet e këtij studimi”.

Në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, pritet të publikohen rezultatet e dy studimeve të tjera. Një prej tyre studion efektshmërinë e një unaze vaginale të mbushur me ilac antiretroviral.

Gjithashtu në Afrikën e Jugut, një vaksinë provë për Sidën do të testohet këtë vit. Ajo është pasuese e një vaksinimi-provë në vitin 2009 në Tajlandë që tregoi se mbrojtja ndaj virusit HIV ishte e mundur. Rezultatet e provës në Afrikën e Jugut dhe studimet që lidhen me të, megjithatë nuk do të publikohen për disa vite.

Ndërkohë pritet një përdorim më i madh i antiretroviralëve si një masë parandaluese.  Por drejtori ekzekutiv i organizatës AVAC thotë se përdorimi parësor i antiretroviralëve do të mbetet si trajtim për të infektuarit.

“2014 përfundoi me thirrje nga programi për Sidën i Kombeve të Bashkuara, UNAIDS, për të caktuar një objektiv të ri rreth trajtimit. Objektivi i ri është 90/90/90,  pra që 90 për qind e njerëzve që janë të infektuar ta dinë statusin e tyre, që 90 për qind e tyre të marrin trajtim dhe që 90 për qind e atyre që marrin trajtim të mos jenë transmetues të virusit HIV”.

Ai thotë se një objektiv ambicioz por i arritshëm do të jetë që të ketë 15 milion njerëz që trajtohen nga virusi deri në fund të vitit.

Megjithatë ai shton se ka probleme me furnizimet me ilaçet antiretrovirale në disa klinika në vendet në zhvillim.

“Gjithë ky ngazëllim rreth parandalimit, rreth trajtimit, varet nga burimet. Pasi ky sukses në përgjigjen ndaj Sidës nuk është i lirë dhe nuk vjen falas. Dhe lind pyetja a do të vazhdojmë ne si komunitet global të shtojmë investimet në gjërat që i dime se funksionojnë? Pasi gjithë debati për t’i dhënë fund epidemisë varet nga shkenca dhe burimet. Dhe burimet po shohim se po pakësohen." 

Zoti Warren nuk parashikon fundin e epidemisë për të paktën 10 vjet. Një nga pengesat është stigma dhe diskriminimi. Ai thotë se po qe se nuk zgjidhet ky problem, asnjë vaksinë apo ilaç nuk do të jetë i efektshëm në një periudhë afatgjatë. Ai shton se nuk ka përgjigje mjekësore që mund të zgjidhë perceptimin e njerëzve për të tjerët. /VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 3 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 3 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.