Luftoi kancerin, pas 20 vitesh kthehet në të njëjtin spital si infermiere
Montana Brown kur ishte vetëm 2-vjeçe ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të kancerit në inde. Ajo ishte trajtuar në Qendrën e Kancerit të AFLAC-it në Atlanta, Gjeorgji, ku falë kimioterapisë ajo e mundi kancerin. Brown pati një fëmijëri të qetë e të lumtur deri në moshën 15-vjeç kur përsëri iu kthye i njëjti problem. Përsëri u kthye në AFLAC për të marrë më shumë kimioterapi e përsëri e mundi kancerin. Sot Montana Brown është 24-vjeçare, e punën e ka filluar si infermiere në po këtë spital ku është trajtuar dy herë. Ajo beson se përvojat e saj të vështira e kanë bërë të fortë dhe sot i dhanë zemër të bëjë një punë që më herët dikush e ka bërë për të. “Kurrë nuk mendova që në këtë moshë do të arrija ëndrrën time. Të punoj e shëndoshë në spitalin ku u trajtova si fëmijë e si adoleshente, por disa ëndrra me të vërtetë bëhen realitet”, ka thënë ajo.