Magjia e aspirinës
Aspirina i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm, ndërkaq shumica e femrave kanë përvojë pozitive me eliminimin e qindpërqindtë të zbokthit duke e përdorur aspirinën.
Duhet të dini edhe që aspirina nuk ushqen rrënjën e flokut, por ndikon në dukjen e jashtme të flokut, prandaj efekti është i dukshëm që nga përdorimi i parë. Mund ta shtoni në maskën e flokëve, në atë mënyrë që do të grimconi 4-5 tableta (t’i bëni pluhur) dhe t’i përzieni me maskën të cilën tashmë e keni. Ekziston edhe mënyra më e thjeshtë, të cilën me kënaqësi jua rekomandojmë: Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja.
Ky lloj ilaçi këshillohet të përdoret vetëm pasi të jetë ftohur përzierja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen në të cilën keni kryer përzierjen.