“Magjia” e kumbullave në shëndetin tonë, ja sëmundjet që shërojnë

Kumbullat neutralizojnë efektet negative të radikaleve të lira, si dhe mbrojnë kundër zhvillimit të kushteve shëndetësore, si: astma, artriti, stroke dhe kanceri. Antioksidantët e gjetur në këtë frut mbrojnë trupin nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Zea Xanthin, një karotenoid i rëndësishëm dietik, shndërrohet në retinal ku siguron antioksidantë dhe mbrojtje kundrejt rrezeve ultravjollcë. Këta antioksidantë janë veçanërisht efektivë në parandalimin e yndyrnave që kompromentojnë qelizat e trurit apo neuronet.

Përbërësit, si: sorbitoli dhe isatini të gjetur tek kumbulla ndihmojnë në rregullimin e funksioneve tretëse dhe në konspitacion (kapsllëk).

Vitamina C e kumbullës rrit rezistencën e trupit për të luftuar agjentët infektivë, inflamacionin (pezmatimin) dhe radikalet e lira.

Kumbullat janë gjithashtu të mira për shikimin dhe mirëmbajtjen e mukozave dhe membranave të shëndetshme. Ato mbrojnë nga kolesteroli, i cili formon një mur në arterie duke bllokuar qarkullimin normal të gjakut. Vitamina C tek kumbullat është mjaft e mirë për kontrollin e sëmundjeve të zemrës tek pacientët diabetikë.

Disa studime e kanë lidhur kumbullën me parandalimin e kancerit, veçanërisht kancerin e gjirit, gastrointenstinal dhe respirator. Anthocyanins, një pigment blu në të kuq, mbron kundër kancerit duke rregulluar radikalet e lira. Vitamina A e gjetur tek kumbullat njihet si mbrojtëse nga kanceri oral dhe i kavitetit të gojës. Fuqia antioksiduese e kumbullës dhe fitonutrientës ndërpresin zhvillimin  e qelizave kancerogjene të gjirit pa vrarë qelizat e shëndetshme.

Kumbulla gjithashtu mbron shëndetin e zemrës. Ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë në zhdukjen e radikaleve të lira, si dhe në parandalimin e oksidimit të kolesterolit. Oksidimi i kolesterolit është një kërcënim për enët e gjakut, të cilat mund të shkaktojnë një numër të madh të sëmundjeve të zemrës. Kumbulla përmban kalium, që është një përbërës i rëndësishëm i lëngjeve qelizore që ndihmojnë në kontrollin e ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut. Ajo parandalon mpiksjen e gjakut që mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza, stroku (sëmundje cereberovaskulare, të zemrës dhe të trurit), si dhe sëmundjet koronare të zemrës. Kumbulla mban edhe presionin e gjakut në nivelet e duhura. Kumbullat përmbajnë vitamin B6 të cilat parandalojnë nivelin e homocistinës dhe reduktojnë mundësinë për atake kardiake.

Kumbullat normale dhe kumbullat e thara njihen si laksativë natyralë që ndihmojnë në mbrojtjen e zorrëve.

Kumbullat ndihmojnë në mbrojtjen kundër degjenerimit makular. Ngrënia e 3 porcioneve të këtij fruti, ul riskun e plakjes. Mundohuni ta përfshini kumbullën sa më shumë në dietën tuaj e sidomos në mëngjes me drithëra ose në sallata.

Kumbulla ka aftësi të thithë hekurin në trup. Kjo vjen për shkak të vitaminës C që përmban ky frut. Hekuri është i domosdoshëm në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe në luftimin e anemisë.

Kumbulla eliminon toksinat, ndihmon në jashtëqitje duke ndikuar në një humbje natyrale të peshës. Kumbulla është e pasur në fibra dhe antioksidantë që ndikojnë në një metabolizëm më të mirë të organizmit. Ajo përmban acid citric që parandalon lodhjen dhe ngërçet muskulore.

Ngrënia e kumbullave ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak duke ulur riskun për zhvillimin e dy tipeve të diabeteve.

Fibrat e tretshme tek kumbullat ndihmojnë për të ulur kolesterolin pasi thithin bilën në zorrë dhe pastaj e ekskretojnë atë. Kur trupi eskreton bilën, së bashku me fibrat, mëlçia e përdor kolesterolin në trup për të prodhuar edhe më shumë bilë.

Kumbulla e ndihmon trupin në mbajtjen e indeve të shëndetshme, si dhe forcon sistemin imunitar. Ajo parandalon të ftohurën dhe gripin, si dhe lufton infeksionet e ndryshme.

Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se ngrënia e kumbullave ndikon pozitivisht në shëndetin e kockave, në rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe është e rëndësishme sidomos tek gratë që kanë kaluar periudhën e menopauzës.

Magnezi i gjendur tek kumbullat është i domosdoshëm për kontraktimin e muskujve, si dhe për impulset nervore.

Kumbullat e thata kanë një sasi të konsiderueshme të acidit folik si dhe të kalciumit. Theksojmë që acidi folik është i rëndësishëm sidomos gjatë shtatzënisë për rritjen dhe zhvillimin e festusit.

Kumbulla ka gjithashtu edhe efekt diuretik dhe detoksifikues për trupin e njeriut.

SHKARKO APP