Marihuana lufton qelizat kancerogjene?
Qeveria e SHBA-ve mund të fillojë të njohë zyrtarisht përfitimet mjekësore të marihuanës, pasi një studim i financuar nga qeveria, ka lëshuar një raport që pretendon se bima mund të vrasë qelizat e kancerit.
Instituti Kombëtar për Problemet e Drogës ka lëshuar një raport që njeh përfitimet e mundshme mjekësore të marihuanës.
"Studimet e fundit mbi kafshët kanë treguar se marijuana mund të vrasë qelizat e kancerit të caktuara dhe të reduktojë madhësinë e qelizave të tjera. Provat nga një studim i kafshëve, sugjerojnë se ekstraktet nga bima e marijuanës, mund të reduktojë risqet e një prej llojeve më të mëdhenj të tumort në tru. Hulumtimet kanë treguar se këto ekstrakte, kur përdoren me rrezatimin, rritin efektet e vrasjes së qelizave kancerogjene”.
Sigurisht, disa shtete amerikane e lejojnë përdorimin e marijuanës mjekësore , dhe disa të tjera lejojë përdorimin e versionit të përpunuar të saj, por qeveria federale ende e ndalon përdorimin e marijuanës.
Departamenti i Drejtësisë të mërkurën lëshoi një deklaratë se, edhe pse nuk do të ndalojë shtetet që lejojnë marihuanën mjekësore në programet e tyre studimore, ai ende do të shkojnë pas përdoruesve të marihuanës.