Maska që rrit flokët deri në 10 cm brenda një muaji
Një ndër problemet kryesore që përballen shumë vajza e gra, janë flokët që rriten ngadalë, ose kanë pësuar rënie. Disa femra kanë shumë dëshirë që të kenë flokë më të gjatë dhe të mund të “luajnë” me to duke bërë modele të ndryshme.
Në ndihmë i vjen kjo maskë natyrale, pa koncentrate dhe pa materiale kimike apo të tjera të dëmshme.
Maska përbëhet nga mustardë pudër, i cili është dhe përbërësi kryesor që e bë flokun të rritet, pasi pastron rrënjën dhe nxit qarkullimin e gjakut.
Mustarda pudër gjendet në dyqanet ku tregtohen erëza të ndryshme si spec, piper, rigon, etj. Mustarda është produkt që përdoret gjerësisht për shije në produktet e fast-food, sidomos për të shoqëruar salsiçet.
Cilët janë të gjithë përbërësit e kësaj maske
▪ Dy lugë gjelle mustardë pudër
▪ 10 lugë gjelle uji për ta tretur
▪ Një e verdhë veze
▪ Dy lugë gjelle vaj ulliri
▪ Pak sheqer
Si ta përgatisni maskën
Vendosni ujin në një enë në zjarr dhe zieni. Ndërkohë që ka nisur të ziejë, shtoni mustardën që ta tretni dhe më pas, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë një e nga një.
Gjatë kësaj kohe përzieni mirë lëndën.
Aplikojeni maskën e përgatitur, pasi të ketë temperaturë të durueshme në kokë, por vetëm në rrënjë, duke mos lyer flokët.
Kujdesuni që vetëm rrënja të bëhet me këtë maskë dhe jo flokët!
Skalit të flokut, bëjini një masash.
Kjo maskë duhet mbajtur për 15 minuta dhe mund të përdoret një herë në javë.
Kujdes! Nëse jeni alergjikë ndaj mustardës, mos e bëni këtë maskë.
Për të kuptuar nëse jeni alergjik ndaj mustardës (nëse nuk e dini), aplikojeni pak në qafë për ta kuptuar. Nëse lëkura ju irritohet, mos e bëni këtë maskë. /noa