Më në fund vaksinë kundër AIDS?
Një vaksinë e re kundër HIV-it do të testohet në Afrikën Jugore më vonë këtë vit, pasi i ka përmbushur kriteret e nevojshme për të dëshmuar se mund të ndihmojë në luftimin e kësaj epidemie në Afrikë.
Në vitin 2015, ishin raportuar 2.1 milionë infektime të reja, prej të cilave dy të tretat kishin ndodhur në Afrikë. Një testim i vogël, i njohur si HVTN100, ishte kryer në Afrikën Jugore në vitin 2015 për ta testuar sigurinë dhe fuqinë e imunitetit të cilën mund ta dhuronte ajo vaksinë, transmeton Telegrafi.
Vaksina kishte qenë e para ndonjëherë që kishte shfaqur shenja për mbrojtje nga HIV-i, ku përqindja kundër virusit kishte shënuar 31%. Kjo kishte mjaftuar për t’i emocionuar ekspertët e kësaj fushe pas shumë viteve mossuksesi.
Testimi i kësaj vaksine do të ndodh në masa të mëdha, ku do t’ju injektohet 5,400 njerëzve përgjatë katër qyteteve në Afrikën Jugore në nëntor të këtij viti dhe kjo do të vazhdojë për tri vite radhazi. Gjithashtu, një dozë e pestë e vaksinës do t’u jepet me shpresën se mbrojtja do të zgjasë më shumë.