Mënyrat për të luftuar celulitin

Lufta me celulitin ka vite që zgjat. Ka shumë kremra, masazhe e ushtrime që rekomandohen. Disa mund t'ju kene bere te humbnibesimin. Beni dhe nje prove. Këto më poshtë janë me të vërtetë shumë te dobishme.
Ne lyhemi me kremra për ta lëmuar, veshim xhinse për ta fshehur edhe kur temperatura është 40 gradë Celsius, por ende 80% e grave nuk bëjnë gjënë më të mirë që do largonte celulitin: ushtrimet e ashtuquajtura të forcës.
Meqënëse celuliti është thjeshtë dhjamë, shumë njerëz, përfshirë dhe specialistët, kanë thënë që mënyra e vetme për të zhdukur celulitin është të humbësh masë dhjamore, por mendimet e fundit për celultitin shkojnë një shtresë më thellë, te muskuli që i jep formë dhjamit. “Me kalimin e moshës, humbasim masë muskulore”, thonë kërkuesit e kësaj fushe. “Shtresa muskulore bëhet më e hollë, më e dobët dhe më pak e tendosur dhe shtresa e sipërme dhjamore nuk ka një bazë stabël për t’u mbështetur. Dhjami rrudhoset dhe shkon në drejtime të ndryshme sepse nuk ka poshtë një bazë solide të sheshtë poshtë.”
Kjo mënyrë të menduari e këtyre specialistëve shpjegon pse mund të kalosh orë të tëra në eliptik pa parë as edhe një rezultat: Edhe nëse humb masë yndyrore, ajo që mbetet do të mbështetet përsëri mbi të njëjtin ind muskulor, duke i dhënë asaj të njëjtën strukturë të qullët. “Celuliti është një problem dyanësh, kështu që na duhet një zgjidhje dyanëshe”, thonë specialistët. “Ushtrimet e forcës ndihmojnë për të forcuar dhe tendosur muskujt.” 
Janë pyetur ekspertët për lëvizjet më efikase të pjesës së poshtme të trupit. Çdo ushtrim merret me një pjesë të trupit, vithet, ijët dhe kofshët. Në fakt, ato janë kaq efiçente sa po t’i shtosh një nga ushtrimet e mëposhtme stërvitjes së përdithsme 3 deri 4 herë në javë mund të shndërrojë gjithë pjesën e poshtme të trupit. Nëse nuk ke një program tjetër, bëj një deri në tre herë çdo ushtrim.

SHKARKO APP