Mënyrat sesi mund të lëmë duhanin

Konsumi i duhanit ka qenë gjithmonë e më shumë në rritje në mbarë botën, ashtu sikurse dhe bashkë me të rriten edhe shqetësimet që ai shkakton në organizmin tonë. Por nuk është asnjëherë vnë për të lënë duhanin dhe kjo sigurisht sjell shumë të mira shëndetësore, pavarësisht se çfarë moshe keni ose prej sa kohësh e konsumoni duhanin. Këto janë disa këshilla të thjeshta dhe praktike sesi mund të lëmë duhanin. Mëgjithëse është e rëndësishme të dimë që lënia e duhanit është e ndryshme për këdo, kështu që përpos këtyre gjeni një mënyrë që do të funksionojë për ju. 1-Bëj një listë me të gjitha arsyet pse duhet ta lësh duhanin.
Të gjithë duhanpirësit kanë menduar për të paktën një arsye pse duhet ta lënë duhanin. Çfarëdo qoftë arsyeja, mbaje gjithmonë mendjen tek ajo.
2-Zgjidh një periudhë kohe të përshtatshme për të ndaluar.
Koha ka ndikimin e vet pasi nuk ka njeri që mund të lërë duhaninnë një situatë të lartë stresi që mund të vijë nga puna apo diçka tjetër.
3-Planifiko aktivitete tëreja.
Në fillim gjithçka duket e vështirë, por nëse merreni me aktivitete të tjera do të jetë shumë më e lehtë sidomos nëse filloni të merreni me sport.
4-Konsidero trajtimin në sasi të vogla me nikotinë
Marrja enikotinës duke e zvogëluar dozën gjithnjë e më shumë do t'u ndihmojë të shuani dëshirën për të pirë duhan. 
5-Shpërble veten.
Kjo duhet t'u shërbejë si motivim. Mendoni diçka që ju dëshironi me të cilën do ta shpërbleni veten pasi t'ia keni arritur qëllimit.

SHKARKO APP