Mënyrë e re për zbulimin e sindromës Down

 

Me një test të thjeshtë urine, gratë shtatzëna mund të zbulojnë nëse fëmija i tyre rrezikohet nga sindroma Daun.

Kjo është metodologjia e re e zhvilluar nga shkencëtarët britanikë. Saktësia e saj arrin nivelin 90%, i njejtë me testet që kryen aktualisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

E veçanta e kësaj metode është se ajo mund të zbulojë rrezikshmërinë 8 javë pas ngjizjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, në Britaninë e Madhe testi kryet pas javës së 11-të, përmes një kombinimi të ekzamimeve me ultratinguj dhe analiza gjaku, në klinika.

Ndërsa me metodën më të re, mostrat e urinës të gruas shtatzënë i nënshtrohen një ekzaminimi me spektrometër, për të parë disa çrregullime të mundshme të proteinave që shkaktojnë këtë sindromë.

Profesori Howard Cuckle, nga Katedra e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, tha se ky test i urinës mund të jetë një hap i madh në çrregullimeve shëndetsore  të fëmijëve që para lindjes.

Kjo sipas tij mund t’u japë mundësi shkencëtarëve, korrigjimin në kohë të këtyre çrregullimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?