Merr fund beteja e 10-vjeçares, mund kancerin pas dy vitesh

Një vajzë e vogël 10-vjeçare është pacientja më e vogël në botë që u diagnostikua me kancer gjiri. Chrissy Turner zbuloi një kokërr në gjoksin e saj kur ishte 8 vjeç. Në 2015, ajo iu nënshtrua një “mastecomy”, që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit që të përhapet. Prindërit e saj, Annette dhe Troy kanë luftuar me kancerin përpara, prandaj e dërguan menjëherë vajzën që të merrte trajtim mjekësor. Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme. Pasi fitoi bejetën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë në mënyrë që të rritet si gjithë adoleshentet e tjera. Ndërkohë, kostot kanë qenë shumë të larta dhe familja ka hapur një faqe ku cdo njeri mund të dhurojë para për vogëlushen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?