MERS, sëmundja që i ka futur frikën botës
Shpërthimi i një sëmundje në Korenë e Jugut ka shkaktuar frikë në mbarë botën.
Sëmundja që njihet me emrin MERS, ose ndryshe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme, ka shkaktuar 14 viktima deri më tani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shpërthimi i kësaj sëmundje është shumë më kompleks nga sa ishte menduar dhe priten më shumë raste.
Ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë të jetë vigjilente.
Por çfarë është kjo sëmundje?
MERS shkaktohet nga një tip i ri koronavirusi.
Rastet e para janë shfaqur në Lindjen e Mesme në vitin 2012.
Vdekja e parë u regjistrua në Arabinë Saudite atë vit.
Nuk dihet me saktësi si transmetohet, por është e mundur që infeksioni merret nga kolla ose teshtimat e personit të infektuar.
Të sëmurët kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Rreth 36 përqind e të pacientëve me MERS kanë vdekur.
Nuk ka vaksinë apo ndonjë trajtim specifik.