Meshkujt duhet ta ngrijnë spermën kur janë 18 vjeç
Një ekspert i njohur britanik paralajmëron se meshkujt duhet ta ngrijnë spermën e tyre kur janë 18 vjeç, për të reduktuar shanset që më vonë të lindin fëmijë me probleme.
Rreziku për të pasur një fëmijë me autizëm apo skizofreni rritet ndjeshëm me rritjen e moshës së babait, thuhet në studime.
Shkak është cilësia e spermës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës.
Dr. Kevin Smith, bioeticist i njohur, thotë se shteti duhet t’u ofrojë të gjithëve mundësinë të kenë spermën e tyre të ngrirë dhe të ruajtur për kohën kur duan të bëhen prindër.
Aktualisht në Britani ka banka private të spermës, por kushtojnë deri në 200 sterlina në vit.