Meshkujt që mashtrojnë janë më të rrezikuar nga infarkti

A është e besueshme të thuhet se meshkujt që mashtrojnë janë më të rrezikuar ndaj infarktit, sesa meshkujt e tjerë? Siç dihet, fatkeqësisht sulmet në zemër janë tepër të pranishme e kjo për arsye të ndryshme. Megjithatë studimet tregojnë se sulmet në zemër janë më të shpeshta te meshkujt që mashtrojnë, por vlen të theksohet se ende i tërheqin bashkëshortet e tyre, ndërsa shkaku më i besueshëm i kësaj është ndjenja e fajit, por edhe stresi, ka vërtetuar hulumtimi. Shkencëtarët thonë se meshkujt që mashtrojnë nuk rrezikojnë vetëm martesën, por edhe shëndetin. Rreziku që të preken nga sulmi në zemër është më i madh kur meshkujt gjendet me dashnoren, sesa kur gjendet me bashkëshorten, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit të Firences. Gjatë marrëdhënies me bashkëshorten rreziku nga sulmi në zemër me pasoja vdekjeprurëse është më i vogël, sesa gjatë takimit të nxehtë me dashnoren, shkruan Daily Mail. Stresi për të pushtuar, për të joshur dhe kënaqur femrat, shpesh dyfish më të reja, mund të shkaktojë probleme në zemër, ka vërtetuar studimi. “Seksi jashtëmartesor mund të jetë jashtëzakonisht stresues, sepse më së shpeshti pason pas pirjes, apo ngrënies së tepruar. Po ashtu fshehja nëpër hotele të ndryshme në mënyrë të rrezikshme mund të rrisë tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës çka nxit shpenzim më të madh të oksigjenit dhe me këtë edhe sulmin në zemër”, ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, dr. Alessandra Fisher. Gjithashtu, rol të madh luan edhe ndjenja e fajit. Sulmet e zemrës janë më të shpeshta tek meshkujt që tradhtojnë, por ende ndjejnë tërheqje për gratë e tyre, ka shtuar ajo. Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar se shumica e meshkujve që kanë vdekur gjatë seksit kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore dhe kanë vdekur jashtë shtëpisë, në ambiente të tjera. 

SHKARKO APP