Ministri Beqaj: Mungojnë mjekët specialistë në rrethe

Sipas tij, kjo mund të jetë edhe për faktin se ende nuk kemi një model të plotë të nxitjes së burimeve njerëzore. Sa i takon urgjencave, ministri shtoi se është miratuar ligji për funksionimin e shërbimit të urgjencës me asistencë teknike nga USAID.

Ministri i Shëndetësisë tha se në shtator, këtu në Kuvend rithemeluam bazën ligjore mbi të cilën do të funksionojnë urdhërat e profesionistëve të shëndetësisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni se a do të arrihet që në fund të vitit 2015 të jetë zbatuar investimi në shëndetësi, ku do të bëhen qartazi ndarjet e pacientëve me kartelën specifike, Beqaj u përgjigj se përfundimi i këtij projekti do të jetë në shtator 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ky proces do shtrihet në disa spitale, por jo në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një pjesë e barnave u kalua në rimbursim krahasuar me 2013, janë 2.3 % më shumë barna të rimbursuara. Shpërndarja me kartela do të sjellë administrim më të mirë, sipas listës së përcaktuar nga spitalet. Çështja e spitaleve, e furnizimit me barna, kurrë nuk mbaron, ka kërkesa, prodhime të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se barnat e reja të ardhura në treg kanë rritur vetëm 8 % të efektivitetit të shërimit, ndërkohë kur numri i tyre, llojet e barnave janë dyfishuara në treg”, tha ministri Beqaj.

Ai vuri në dukje se përmes buxhetit të vitit që vjen mbëshetet edhe zgjerimi i bashkëpunimit me spitalet private, edhe në çështjen e sigurimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?