Miratohet Ilaçi i ri për shërimin e HIV-AIDS

Një ilaç i ri për trajtimin e HIV-it është aprovuar sot nga administrata e ShBA-ve për Ushqim dhe Medikamente.

“The Times” shkruan se ilaçi, i prodhuar nga “Gilead Sciences”, tani është aprovuar nga Administrata e ShBA-ve për Ushqim dhe Medikamente (AUM), vetë kompania njoftoi këtë javë, transmeton Gazeta Express.Kombinimi i ilaçit është një pilulë ditore, e cila përdor dy ilaçe të aprovuara për shërimin e sëmundjes.

Ky ilaç mund të jepet në dozë të vogël, krahasuar me trajtimet e tjera, përfshirë edhe ilaçet tjera “Viread” të kësaj kompanie, sepse tregon më shumë efikasitet.

“Si trajtimi i parë i HIV-it, i aprovuar nga AUM para një dekade, ky zbulim përfaqëson një evoluim të rëndësishëm në shërimin e HIV,” kompania tha në një deklaratë për media.

Por ilaçi ka efekte anësore. Pritet që shitjet të arrijnë në një miliardë.

SHKARKO APP