Misteri rreth sëmundjes së zjarrit

Nëse mendoni se ka një “mister” për këtë sëmundje, mos dyshoni më!

Herpes Zoster, ose siç njihet ndryshe sëmundja e zjarrit, klinikisht është një infeksion i shkaktuar nga virusi varicela-zoster (nga ka marrë dhe emrin). Dëmtimi i nervave ndjesorë shkakton shpërthime në pjesë të ndryshme të trupit duke provuar dhembje dhe djegie.

Herpes Zoster është një infeksion i riaktivizimit të virusit të varicella-zoster (VZV), që ndikon te nervat periferikë dhe nervat e kokës dhe ndodh zakonisht disa vite pas infeksionit primar me varicella (lia e dhenve) ose me marrjen e vaksinës për linë e dhenve.

Sëmundja shfaqet me shpërthime dhe dhembje në lëkurë mbi një ose dy dermatoma apo me një sërë dermatomash ngjitëse; janë gjithmonë të njëanshme dhe nuk e kalojnë gjysmën e dytë të trupit. Këto shpërthime janë zakonisht të shpërndara në kraharor, por mund të shfaqen kudo në trup.

Në disa raste përfshihen nervat e kokës që mbështesin sytë, veshët dhe fytyrën duke prodhuar pasoja të rënda.

Faktorët e rrezikut

– Mosha e thyer (sa më i moshuar, aq më shumë rrezik përbën)

– Dëmtimi imunitar për shkak të sëmundjes ose mjekimeve imunosurpresive

– Stresi Emocional dhe Psikologjik

– Trauma Mekanike

– Raca e bardhë

– Gjinia Femërore

– Popullata në rrezik; të rriturit në moshën 60 vjeç dhe më tepër.

Një dozë e vetme e vaksinës Herpes Zoster e zvogëlon në gjysëm rrezikun e zhvillimit të Herpes Zoster. Efektet mbrojtëse zgjasin për të paktën 3 vjet pas vaksinimit. Konsultohuni me mjekun për çdo mjekim apo vaksinë që do të kryeni për sëmundjen.

SHKARKO APP