Mite dhe fakte mbi dhimbjen e kockave

Osteoartriti ose sic njihet ndryshe sëmundja degjeneruese e kockave është forma më e përhapur e artriti, dhe shumica e personave ankeohen pikërisht për saj. Por a ekzistojnë shkaktarë të tjerë krahas osteoartritit që shkaktojnë dhimbjen e kockave? Sigurisht që po, shprehet Dr. Elaine Husni, MD, MPH, Orthopaedic & Rheumatologic Institute, në Klinikën Cleveland. Jo cdo dhimbje kocke është osteoartrit dhe njërëzit duhet të heqin dorë nga mitet dhe të bazohen në faktet mjekësore.

Ja cilat janë mitet më të zakonshme për dhimbjet e kockave:

1 – Të gjitha dhimbjet e kockave janë artrit.
Fakt: Edhe shkaktarë të tjerë si tendonitis apo dëmtimi i indeve të buta mund të shaktojnë dhimbje kockash. Ekzaminimi nga një rehumatolog do t’ju coj në përcaktimin dhe trajtimin e duhur.

2- Shiu dhe moti i lagësht përkeqësojnë artrititn.
Fakt: Edhe pse shumë besojnë se kur u dhëmbë gjuri është tregon se do të prishet koha, sot nuk ekziston asnjë evidncë shkencore që provon se lagështia intesifikon simptomat e artritit.

3 – Mos lëvizni nëse ndjeni që simptomat e artritit intesifikohen.
Fakt: Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmoj artritin, edhe pse në disa raste kockat artrite kanë nevoj për një periudhë të shkurtër pauze dhe gradualisht më pas ti rikthehen aktivitetit. Është mirë që jut ë keni lëvizje të balancuara të kockave gjatë gjithë kohës.

4 – Akulli ndihmon më pak se i xehti për kockat.  
Fakt: Të dyja alternativat janë të mira për artritin. Vendosja e akullit gjatë natës, mund të lehtësoi inflamacionin e shkaktuar nag aktivitetet ditore, si dhe vendosja e fashove të nxehta në mëngjes mund të cliroj tendosjen e kockave dhe muskujve.

5 – Glukosamina është një suplement i përshtatshëm për të gjithë personat që vuajnë nga artriti. 
Fakt: Është vërtetuar se glukosamina u jep përfitime vetëm një grupi të vogël personash të diagnostikuar me osteoartrit. Mjekët rekomandojnë marrjen e glukosaminës për tre muaj me rradhë dhe nëse pacienti nuk shfaq asnjë përmirësim atëher nuk është e domosdoshmë marrja e saj.

SHKARKO APP