Mjaltë dhe kanellë, për një rënie të shpejtë të peshës
Receta mjaltë dhe kanellë, është konsideruar si një recetë që ju ndihmon për të rënë në peshë dhe mbi të gjitha në mënyrë të shëndetshme. Mos harroni që produktet për dobësimin ose që thuhet se ju ndihmojnë të bini në peshë, nuk mund ti bleni në çdo dyqan të supozuar. Qarkullojnë kaq shume receta për humbje në peshë dhe kjo mund të ju duket shumë ç’orientuese. Shumë prej jush nuk mund ta konceptojnë të hahet mjaltë dhe kanellë për të humbur në peshë, por kur ato kombinohen siç duhet reduktojnë dëshirën për ushqim, që nënkupton rënie gradualisht në peshë.
Le të shohim përbërësit e kësaj recete për të humbur në peshë:
Mjalti
Mjalti ndihmon në rritje dhe ka funksion përshpejtues në metabolizëm, duke e ndihmuar trupin të djegë yndyrën. Mjalti ka një indeks të shëndetshëm glycemik sesa sheqeri, prandaj nuk rrit nivelin e sheqerit në trupin tonë.
Kanella
Ajo stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit metabolizmin e glukozës. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në rritjen e sasisë së yndyrës dhe kanella ndihmon për ta parandaluar këtë. Po ashtu, kanellë përmirëson funksionin e insulinës. Kështu, ju mund të humbisni peshë. Falë kanellës tek ju krijohet një ndjesi plotësie dhe ngopje.
Përbërësit:
1 lugë mjaltë organik
1 lugë kanellë organike
1 filxhan ujë të filtruar
Si ta përgatisni?
Vendosni kanellën në një tas dhe mbi të shtoni një filxhan uji të vluar. Më pas hidheni ujin e nxehtë mbi kanellën. Përziejini bashkë për 15 minuta. Pasi t’i keni përzjerë shtoni mjaltin. Dhe ja ku është gati.
Perktheu: S.L/Koha Jone