Mjekët i gjejnë një kinezi 420 gurë në veshka
Mjekët në Kinë kanë hequr 420 gurë nga veshka e një pacienti të vetëm.
Njeriu, i quajtur He, iu nënshtrua një operacioni dy-orësh për të hequr gurët në një spital të Dongyang, Zhejiang Provincë lindore. Mjekët e spitalit thonë se ka mundësi që dieta e rëndë, dhe mungesa e ujit, janë shkak i gurëve. “Produkte soje, tofu sidomos gips, janë shumë të larta në kalcium, tejkalimi i të cilave nuk mund të ekskretohen nga trupi pa konsumimin e mjaftueshëm të ujit,” tha Dr Wei Yubin.
He u vizitua te mjeku në muajin maj, pasi u ankua për dhimbje barku, dhe me një CT scan u zbulua se veshka e tij ishte e mbushur plot me gurë.
Mjeku thotë se nëse zoti He do të kishte pritur më gjatë, atëherë veshka e tij do të duhej të hiqej.
Ndërsa të kesh 420 gurët në veshka nuk tingëllon këndshëm, por megjithatë është larg rekordit botëror. Në vitin 2009, një mjek në Indi ka hequr 172.155 gurë nga veshka e majtë e një pacienti gjatë një operacioni tre-orësh, i cili u fut edhe në Rekordet Botërore, Guinnes.
Përgatiti: Matea Came/Koha Jonë