Mjekët këshillojnë: Mos i mbani celularët afër zemrës

Njerëzit të cilët kanë të vendosur pajisjen “pacemaker”, e cila kontrollon rrahjet e zemrës, për personat që kanë ç’rregullime me to, nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbajnë celularin në xhepin e sipërm.
Kërkimet e fundit tregojnë se “celularët e mençur” mund të ndërhyjnë në punën e kësaj pajisje dhe ta ndalojnë atë. Shkenctarët kanë testuar 308 njerëz më tre “celularë të mençur”, duke bërë 3400 thirrje.
Valët e celularit ndërhynin në punën e pajisjes, duke bërë që ajo të ndalonte së punuari. Para dhjetë vitesh, ekspertët këshilluan që celularët të mbaheshin 15 deri 20 cm larg kësaj pajisje, ndërsa me shfaqjen e “celularëve të mençur” këshillohet që celulari të mbahet në anën e kundër të pajisjes. 
Dr. Carsten Lennerz nga Klinika për Problemet e Zemrës në Mynih, ka treguar se pajisja që kontrollon rrahjet e zemrës mund të fiket, nëse njerëzit që kanë një të tillë, e mbajnë afër saj. 
Gjithashtu, edhe për njerëzit e shëndetshëm, të cilët nuk kanë problemne me zemrën, është këshilluar që të mos i mbajnë “celularët e mençur” në xhepin e sipërm, që i bie afër zemrës, pasi valët ndikojnë negativisht në këtë organ jetik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?