FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mjekët mahniten/ Zhduket tumori i paoperueshëm i 11-vjeçares

Roxli Doss, 11 vjeç, u diagnostikua në qershor me një lloj tumori të trurit që ka tendencë për të vrarë fëmijët brenda muajve të diagnozës.

Image

Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin,”-tha mjekja Virginia Harrod.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju humbni aftësinë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimin, aftësinë për të folur dhe keni vështirësi në frymëmarrje.”

Image

Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.

“Dhe mrekullia ndodhi,”-tha nëna e saj e gëzuar.

Mjekët pohojnë se nuk mund të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit në MRI.

“Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur,”-tha mjekja Harrod.

Si një masë paraprake, Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia.Burimi The Sun

Image

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?