Mjekët, vrasësit e tretë më të mëdhenj në botë?!

Njerëzit u befasuan kur një studim i ri njoftoi se një numër i madh njerëzish vdesin për shkak të gabimeve të bëra nga mjekët apo infermierët. Studimi tregon se gabimet mjekësore janë një nga vrasësit më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara, dhe ka shanse që ato të jenë një nga vrasësit më të mëdhenj edhe në nivel global.

“Nëse gabimet mjekësore do të trajtoheshin si një sëmundje, ajo do të ishte vrasësi tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara”.

Një deklaratë shokuese kjo nga Marty Makary, autori i studimit të fundit mbi vdekjet e shkaktuara nga gabimet mjekësore.

Askush nuk e di se sa njerëz në fakt vdesin për shkak të gabimeve. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë përdorin kode për të përcaktuar shkaqet e vdekjes parimore.

Pa një kod për gabimet mjekësore, Makary thotë se problemi nuk mund të studiohet apo të korrigjohet. Ai thotë se kjo është e vetmja zonë e mjekësisë që nuk është e dokumentuar. Gabimet mund të bëhen kur ka shumë pak infermierë, mungesë të trajnimit të duhur dhe situata të tjera të rrezikshme. Dr. Makary thotë se gabimet nuk mund të eliminohen krejtësisht, por ato mund të reduktohen në masë të madhe.

SHKARKO APP