Mjekët ”zbulojnë” sa orë duhet të flini sipas moshës

Është e vërtetë se askush nuk mund të jetë produktiv pa një gjumë të mirë gjatë natës. Fjetja është gjë e rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi. Është e rëndësishme për trupin tuaj, mendjen dhe çdo funksion vital të trupit.

Rekomandimet:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.
Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë
Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë
Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë
Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë
Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë
Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë.

Shënim: Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.

SHKARKO APP