Mjekja: Si të ruani fëmijët nga vapa, virozat po bëhen të shpeshta

Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm rastet e virozave te fëmijët e vegjël. Mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore Nr.4 në Tiranë, Natashi Ajazi thotë se ndryshe nga sezonet e tjera, shqetësimet e fëmijëve që janë edhe më të shpeshta paraqiten me të vjella, diarre dhe mungesë oreksi.

Ajazi: “Luhatjet e temperaturës kanë shkaktuar viroza të ndryshme dhe shqetësimet fëmijëve janë të shumëllojshme dhe të shpeshta, sidomos për fëmiëjt 0-1 vjeç. Ka shtim të vizitave, pjesën më të madhe të rasteve e çojmë në sektorin e Pediatrisë kur bëhet fjalë për mjekim të mirëfilltë dhe një gjendje të stërzgjatur të këtyre simptomave, si: diarre, të vjella, anoreksi, fëmija nuk ushqehet mirë sa dhe si duhet, atëherë ka nevojë për mjekim të mirëfilltë”.

Pediatrja këshillon gji pa orar për bebet dhe shtim të lëngjeve për fëmijët më të rritur që të shmanget dehidratimi.

Ajazi: “Ne këshillojmë sidomos në 6-mujorin e parë por edhe deri në 1 vit gji dhe vetëm gji dhe pa orar. Rekomandojmë pirjen e lëngjeve nga nënat me qëllim që të kompensojnë edhe bebet e tyre dhe në të njëjtën kohë për fëmijët që janë me ushqim ne rekomandojmë lëngje pa orar dhe sa herë të duan ata. Në çregullimet intenstinale nuk diskutohet mjekimi bazë është dhënia e lëngjeve, lëngje frutash, kos, trisol dhe medikamentet e tjera sipas gjendjes së fëmjës”.

Një kudjes i veçantë duhet të tregohet edhe për temperaturën trupore të fëmijës, që në këto ditë të nxehta ndikohet edhe nga faktorë të jashtëm.

Ajazi: “Temperatura, sidomos te fëmijët e vegjël, përveç gjendjes së virozës, herë pas here mund të manifestohet nga veshja trashë e fëmijës, konsumimi i pak lëngjeve, ushqyerja jo në nivelin e duhur apo nga ambienti i nxehtë. Në të tilla raste ne rekomandojmë freskimin e ambientit, zhveshjen e fëmijës dhe banjot freskuese herë pas here”.

Sipas të dhënave nga shërbimet metorologjike, kjo verë pritet të jetë më e nxehta në vitet e fundit.

/oranews/

Mjekja: Si të ruani fëmijët nga vapa, virozat po bëhen të shpeshta

SHKARKO APP