Mjeku i njohur: 5 ushqimet që ju dobësojnë
Nëse po kërkoni të humbisni peshë, mënyra më e mirë nuk është vetëm aktiviteti fizik, por kombinimi i asaj me ushqimin. Ndoshta beteja me peshën, duket si më e vështira, por nëse keni vullnetin e duhur, do të ia dilni. Dr.Joseph Mercola, një ndër ekspertët më të njohur të shëndetit në Amerikë, ka disa sugjerime përsa i përket ushqimeve që ju dobësojnë.
Ja cilat janë ato:
Bajamet
Konsumi i tyre nuk është i lidhur direkt me humbjen e peshës, por ato do të iu bëjnë të ndiheni plot dhe të ngopur, duke ulur dëshirën tuaj për ushqim.
Avokado
Këto fruta të pasura me vitamina dhe të shijshme, janë kthyer në super ushqime në të gjithë botën. Avokadot janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme dhe proteina. Po ashtu, ato përmbajnë acid oleik, i cili ndihmon në reduktimin e ndjenjës së urisë.
Qitro
Ky frut i shëndetshëm është një burim i madh i vitaminës C dhe E, që të dyja ndihmojnë për të zvogëluar dëmtimin e qelizave dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Po ashtu, mund të parandalojnë celulitin. Ato ndihmojnë gjithashtu në humbjen e peshës.
Boronica
Ato janë një burim i pasur me fibra dietike. Po ashtu, ato përmbajnë një antioksidant që stimulon djegien e yndyrnave, sidomos ato të barkut.
Portokalli
Një studim nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, tregon se mungesa e vitaminës C zvogëlon aftësinë e trupit për të përdorur yndyrnën, e cila bën që ajo të depozitohet më pas në trup. Portokallet janë një burim i madh i Vitaminës C dhe ndihmojnë trupin ta djeg atë natyrshëm.