Molla, lufton kancerin dhe parandalon…

Hani dy mollë në ditë, nëse doni të keni një trup të shëndetshëm. Kjo këshillë, është një rezultat i studimeve të ndryshme që e vendosin mollën në krye të listës së frutave të shëndetshme.

Gjithashtu, lëngu i frutave ka efekte për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, edhe pse akoma nuk është e qartë mënyra ku substancat e quajtura “polifenol” eliminojnë tumorin.

Nga një kërkim i bërë nga Instituti i Shkencave Ushqimore të CNR-së dhe i publikuar në revistën “Scientific Reports”, rezulton se molla nuk është vetëm një koncentrat me antioksidant i vlefshëm për organizmin, por edhe një burim molekular me prirje antitumorale.

Studiuesit janë shprehur se lëngu i mollës ka efekte në parandalimin e kancerit kolorektal, edhe pse nuk është akoma i qartë mekanizmi molekular, pra, mënyra ku substancat e quajtura “polifenol” eliminojnë tumorin.

“Ne kemi studiuar për herë të parë mënyrën specifike pikërisht kur molekulat anti-oksiduese veprojnë, madje mbi cilat proteina specifike të qelizave”, ka shpjeguar Angelo Facchiano, bashkautor i kërkimit. Studimet e fundit kanë evidentuar që konsumi i përditshëm i mollës, lejon reduktimin e marrjes së substancave të drogës dhe për sa i takon grave, të kenë një jetë seksuale të mirë.

SHKARKO APP