Molla, shtatë efekte për shëndetin e njeriut

Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh. Kjo është shprehja që e bën mollën të shihet si një frut i shëndetshëm. Por ky nuk është thjesht një proverb antik. Ekspertët nutricionistë sjellin një listë të mrekullive të vogla që molla bën kur e konsumojmë përditë.

Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyra, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.

Efektet pozitive në shëndet

1. Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

2. Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

3. Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

4. Ndihmon në rastet e diarresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.

5. Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku, shkruan Living. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.

6. Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.

7. Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.

SHKARKO APP