Mos e mbani këtë lule në shtëpi sepse është vdekjeprurëse

Shumica e njerëzve pajtohen që gjelbërimi në shtëpitë tona është i nevojshëm dhe që shtëpia sa me më shumë gjelbërim aq më e mirë. Mirëpo, disa lule janë shumë të rrezikshme dhe patjetër duhet të kemi kujdes.

Difenbahia (Dieffenbachia seguine), është njëra ndër lulet e preferuara të dhomës, e cila është shumë e përhapur në shumë shtëpi, banesa, zyra tona, edhe pse është e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Nëse lëpihet vetëm një copë flete, mund të shfaqen dhembje të ashpra, ndërkaq për një javë, personi i pakujdesshëm bëhet memec. Nëse lëngu i kësaj bime arrin në sy, shkakton verbërimin.

Fëmijët mund të vdesin prej saj brenda një minute ndërsa më të rriturit, për 15 minuta, nëse konsumoni ndonjë pjesë sado të vogël të kësaj bime.

Me rastin e fshirjes së pluhurit nga fletët, mund të shfaqen skuqje dhe të kruarit e lëkurës

SHKARKO APP