Mos i hidhni farat që bëjnë “çajin magjik”

Nëse ju themi që çaji i shalqirit është “porcioni magjik i rinisë së përjetshme” do e bënit një sakrificë? Pasi të njiheni me të gjitha vlerat ushqyese të farave të shalqirit, duhet të mësoni se mënyra më e mirë për të përfituar prej tyre është t’i bëni çaj. Këto fara përmbajnë vlera ushqyese që përfshijnë acide yndyrore, proteina esenciale dhe shumë minerale.

Farat e shalqirit janë të pasura me vitaminë B ashtu si thiamine, niacin dhe minerale si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër. Për më tepër, farat e shalqirit përmbajnë fibra dietetike dhe janë thelbësore për funksionimin normal të traktit tonë të tretjes. Ato ndihmojnë në rast se vuani nga parazitët në zorrë dhe mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga inflamacionet e ndryshme.

Substanca citruline që gjendet tek farat e shalqinjve vepron si një antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt pozitiv në rastin e arteriosklerozës dhe hipertensionit. U bindët që shalqirin nuk duhet ta pastroni nga farat?

Receta e “çajit magjik”

Mblidhni rreth 20­30 fara shalqiu dhe bluajini/shtypini. Në 2 litra ujë që zien, hidhni farat dhe lërini për 15 minuta. Kjo sasi është e mjaftueshme për t’u konsumuar në dy ditë. Ditën e tretë duhet të bëni pushim. Këtë çaj mund ta konsumoni disa javë rresht, por ditën e tretë gjithmonë duke e bërë pushim.

SHKARKO APP