Mos përdorni paracetamol gjatë shtatzanisë
Gratë të cilat marrin acetaminophen (paracetamol) gjatë shtatzanisë kanë më shumë mundësi të sjellin në jetë një fëmijë hiperaktiv, sipas një studimi të ri.
Ekspozimi para lindjes te medikamenti është i lidhur me një rrezik më të lartë për të patur fëmijë që shfaqin simptoma emocionale, thonë studiesit.
Acetaminophen, i njohur ndryshe si paracetamol, ndalon dhimbjen e temperaturën dhe është një përbërës aktiv te Tylenol e qindra medikamente të tjera, shkruhet në website-inFood and Drug Administration. Më shumë se gjysma e grave shtatëzëna në Shtetet e Bashkuara dhe Europë përdorin acetaminophen që gjendet në barna për alergji, të ftohtit, gripin dhe pagjumësinë, sipas autorëve në studimin e publikuar në JAMA Pediatrics.
“Është e sigurt të përdorësh paracetamol gjatë shtatëzanisë”, shprehet Evie Stergiakouli, udhëheqëse e studimit.
Ajo shpjegon se si çdo medikament tjetër që përdor një grua shtatzënë, acetaminophen duhet të përdoren vetëm kur është e nevojshme, dhe me rekomandimin e mjekut.