Mos shkoni tek mjeku, por shërohuni me gishtat e dorës

Kur ne ndjejmë dhimbje menjëherë shkojmë te mjeku dhe përdorim ilaçe të ndryshme, shpeshherë edhe pa e ditur saktë se çfarë sëmundje kemi. Sidoqoftë, pasi që të lexoni këtë artikull, ju do të shihni se nuk është mirë të helmoni vetën me ilaçe të ndryshme dhe do të kuptoni që është e panevojshme të pritni gjatë në radhë te doktori për t’u kontrolluar. E kjo pasi, metoda e njohur e refleksologjisë tregon se çdo pikë në trupin tonë është e lidhur me duart tona.

Gishti i madh 

Eshtë i lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Nëse keni probleme me frymëmarrje, thjeshtë fërkojeni  gishtin e madh dhe zgjateni atë. Si rezultat i kësaj, të rrahurat e zemrës do të ngadalësohen dhe do t’i kthehen normalitetit.

Gishti tregues

Eshtë i lidhur me zorrën e trashë dhe stomakun. Nëse vuani nga kapsllëku apo dhimbjet e stomakut, thjeshtë shtypeni gishtin tregues, fërkojeni atë për 60 sekonda dhe pastaj zgjateni. Ju do të ndjeni përmirësime në një kohë shumë të shkurtër.

Gishti i mesit

Eshtë i lidhur me zemrën, zorrën e hollë, gjakun dhe me sistemin e frymëmarrjes. Nëse keni probleme me marramendje apo probleme me gjumin, thjesht zgjateni këtë gisht dhe fërkojeni derisa t’i vëreni efektet.

Gishti i unazës

Ka ndikim të madh në disponimin tuaj, prandaj, nëse ndiheni të mërzitur bëni masazh të lehtë këtij gishti dhe ju së shpejti do të ndjeni paqe dhe do të relaksoheni sa hap e mbyll sytë.

Gishti i vogël

Eshtë i lidhur me veshkat, e gjithashtu është i lidhur edhe me dhimbjet e kokës dhe ato të qafës. Për të ndjerë lehtësim në këto pjesë të trupit, thjeshtë bëni masazh të lehtë këtij gishti.

Pëllëmbët e dorës

Panë të lidhura me sistemin nervor. Prandaj, nëse dëshironi të ruani gjendjen tuaj psikologjike, vetëm duartrokitni. Kjo do të nxisë qarkullimin e gjakut dhe ju do të vëreni ndryshim shumë më të mirë.

SHKARKO APP