Mosha e duhur për të lindur fëmijë është? Zbulojeni

A iu ka shkuar ndonjëherë në mend se cili është momenti i duhur për të sjellë në jetë një fëmijë? Ja që sipas një studimi të ri ekziston një moshë e saktë, për t’u bërë prindër. Bëhet fjalë pikërisht për atë, midis 35 dhe 49 vjetëve. Duket se është pikërisht kjo periudha e jetës, në të cilën një burrë, ose një grua janë të gatshëm për të vlerësuar përvojën e jashtëzakonshme të të bërit baba, ose nënë.

Autorët e këtij studimi, Mikko Myrskylä e ‘London School of Economics’ dhe Rachel Margolis e “Canada’s Western University”, janë të bindur se studimi i tyre mund të ndihmojë në sqarimin e arsyes përse shumë çifte vendosin të presin, përpara se të sjellin në jetë fëmijën e parë. “Fakt është se sa më shumë shkohet përpara me moshën, aq më shumë lindja e një fëmije rrit mirëqenien e prindërve. Ndërsa në çiftet më të reja, lumturia që sjell bebja është më ‘rreze shkurtër'”, shpjegon doktoresha Margolis.

Studimi është kryer në bashkëpunim me “German Institute for Economic Research”. Për 8 vjet, ekipi ka studiuar sjelljen e çifteve në mosha të ndryshme, gjithmonë në lidhje me lindjen e fëmijëve të tyre, teksa kanë marrë në shqyrtim sidomos faktorët socio-demografikë për të stabilizuar variacionin e ecurisë së lumturisë së prindërve.

SHKARKO APP