Moshat që preken kryesisht nga variçet
Përveç rrudhave, flokëve të bardha, edhe shfaqja e variçeve është një treguesit e plakjes. Variçet të cilat prekin si meshkujt edhe femrat, pavarëissht se tek femrat janë më të pranishme, më së shumti prekin pjesën e këmbëve, rradhë edhe fytyrën. Por çfarë janë variçet dhe cilat mosha preken më shumë prej tyre?
Variçe quhet zgjerimi i venave në trup por në përgjithësi përdoret për zgjerimin e venave në këmbë tek zona e pulpës ose pas gjurit. Ato zgjerohen, fryhen dhe përdridhen nga grumbullimi i gjakut në to. Gjaku nëkëmbë ngjitet sipër me anë të muskujve të këmbës dhe me anë të kapakëve që gjenden nëvena duke penguar edhe kthimin mbrapsh të sasisë së gjakut të hedhur sipër.
Duke iu referuar një studimi nga një klinikë britanike sa vijnë dhe shtohen rastet e personave me variçe edhe në moshën nën 30 vjeç, të cilët drejtohen tek ndërhyrjet me lazer.
“Shumë mendojnë se vetëm personat e plakur dhe ata që janë mbipeshë vuajnë nga variçet, por nuk është aspak kështu”, thekson profesor Mark Ëhiteley, ekspert i sëmundjeve të variçeve.
Sipas Ëhiteley shkaku kryesor i shfaqjes së variçeve është trashëgimi nga prindërit dhe për shfaqjen e tyre nuk ka një moshë të përcaktuar, madje eksperti në fjalë shpjegon se ka kuruar dhe fëmijë të moshës 12 vjeç.
Për shkak të disa hormoneve femrat janë më të prirura për të vuajtur nga variçet, sidomos ato shtatzënë, edhe pse pas shtatzënisë mund të ketë një kthim në normalitet.
“Nëse nuk trajtohen në mënyrën e duhur, venat vetëm mund të përkeqësohen dhe të shkaktojnë probleme më të rënda si ulcer dhe trombozë”, thekson doktor Mark.
Sipas ekspertëve nëse konstatoni probleme me venat, sado të vogla duhet të drejtoheni tek mjeku për kurimin e nevojshëm.