Muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjet malinje të gjakut

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan një diskutim në mjediset e fakultetit të Mjekësisë për kancerin e gjakut, në kuadër edhe të shtatorit që njihet si muaji kundër kancerit të gjakut. Gjatë takimit të zhvilluar, ekspertë theksuan rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi sëmundjet malinje të gjakut.

“Le të luftojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi këto kancere me qëllim që të rrisim jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacienteve me kancerët e gjakut në sajë të trajtimeve me të mira e më aktuale. Të gjithë bashku ne mund ta mundim kancerin”, -bëjnë apel ekspertët e ISHP-së.

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjakut. Gjatë këtij muaji, synohet rritja e ndërgjegjësimit si dhe ofrimi i mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?