Muaji që keni lindur përcakton sëmundjet që mund t’ju prekin (FOTO)
Sipas kërkimeve më të fundit, muaji i lindjes mund të ndikojë në sëmundjet që rrezikoheni të prekeni. Ndryshimet sezonale në rrezet ultravjollcë, nivelet e vitaminës D dhe viruset, të cilat janë më të zakonshme në dimër, mund të ndikojnë në zhvillimet embroniale, mendojnë ekspertët.
Shkencëtarët spanjollë bënë një hartë të muajve të lindjes dhe 27 sëmundjeve kronike për të parë nëse kishte ndonjë lidhje mes muajve dhe sëmundjeve që dikush mund të marrë, sipas muajit që ai ka lindur.
Për shembull, meshkujt që kanë lindur në Shtator, kanë gjasa të vuajnë nga tiroidet pothuajse 3 herë më shumë se ata që kanë lindur në Janar. Foshnjet meshkuj të lindur në muajin Gusht kanë pothuaj dyfish rrezik të preken nga astma sesa foshnjet e lindura në fillim të vitit.
Po kështu, gratë e lindura në Korrik kanë pothuajse 27 përqind më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me tension të lartë dhe kanë një rrezik prej 40 përqind për mungesë qëndrueshmërie në shëndet.
Universiteti i Alikantes, në Spanjë, pas një studimi ku u përfshinë pothuajse 30.000 njerëz, zbuloi se disa nga muajt përcaktonin efekte të dobishme për shëndetin.
Por çfarë tjetër zbuluan ata?
Meshkujt e lindur në Qershor rezultuan të jenë 34 përqind më pak të prirur për të vuajtur nga depresioni dhe 22 përqind më pak për t’u diagnostikuar me dhimbje në fund të shpinës.
Gratë e lindura në Qershor kishin një rrezik 33 përqind më të ulur për t’u sëmurë nga migrena dhe 35 përqind më pak shanse për të përjetuar shqetësimet e menopauzës.
Në përgjithësi, foshnjet e Shtatorit duket se kanë më pak shanse për t’u diagnostikuar me ndonjë sëmundje kronike. Në muajin Tetor lindin shumica e foshnjeve duke marrë parasysh faktin që ata janë ngjizur gjatë Krishtlindjeve.
Profesori Hoze Antonio Kesada, një ndër autorët kryesorë të studimit tha: “Në këtë studim kemi evidentuar një lidhje të rëndësishme midis muajit të lindjes dhe shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme kronike dhe probleme shëndetësore afatgjatë.”
“Muaji i lindjes mund të ndikojë nëpërmjet faktorëve të ndryshëm, si për shembull, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë, vitaminës D, temperatura, ekspozimi sezonal ndaj viruseve dhe alergjive të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e mitrës dhe te të porsalindurit në muajin e parë të jetës.