Mundësi të mëdha për mjekimin e trombozave
Dr. Leonidha PEPO/Problemet e zemrës, të shumta për sa i takon sëmundshmërisë, kanë ngjallur tek specialistët e mjekësisë dhe të farmakologjisë të prodhimit të barnave interesa të mëdha. Kjo në shërbim të njerëzimit, sepse mjafton të kujtojmë që 53 % të të gjitha sëmundjeve dhe 59 % të vdekjeve të të gjitha llojeve janë sëmundje kardiovaskulare. Pra, investimi kryesor i studimeve mjekësore është pikërisht mbi këto sëmundje, disa nga të cilat kanë karakter endemik, siç janë HTA (hipertensioni arterial), sëmundjet e damarëve të zemrës (koronare), çrregullimet e ritmit të zemrës, siç është i shumëpërmenduri fibrilacioni atrial (mbi 1 % studimi ATRIA – në SHBA 3.3 milionë, Europë 6 milionë), trombozat e venave të thella të këmbëve me komplikacione si TEP (tromboembolipulmonare) apo trombozat në tru. Ata me FA kanë rrezik 5 herë më të lartë për insult cerebral.
Nga këto 20 % vijnë nga zemra që ka rëndesë më të madhe se insultet me origjinë tjetër.
Duhet të theksohet edhe rëndësia e një sëmundje të quajtur tromboemboli venoze, pra mpiksje gjaku që qarkullon me rrugën e gjakut, duke rrezikuar seriozisht jetën sepse mund të përsëritet insulti cerebral me rreth 25 % brenda pesë vjetëve.
Shkak janë anomali të:
1.qarkullimi i gjakut;
- të mureve të enëve të gjakut;
3.procesi i koagulimit të gjakut.
I marrim me radhë: Staza e qarkullimit të gjakut, ku kryesore fibrilacioni atrial disfunksioni i ventrikulit të djathtë; imobilizimi apo paraliza, vena varikoze (variçet), mbyllja e venave nga shtypja tumorale, obeziteti, shtatzania, dëmtimi i mureve të vazave nga trauma apo kirurgjia, zëvendësimi i valvulave të zemrës, kateteret, ateroskleroza.
Tjetër gjendje e rëndësishme, hiperkoagulimi i gjakut nga kanceri, shtatzënia, trauma ose kirurgjia e këmbëve, apo barkut, veshkat dhe sepsisi.
Por këto të çojnë në komplikacione dhe invaliditet që ndikojnë në cilësinë e jetës tek të mbijetuarit nga insulti cerebral (i trurit) nga 25% paaftësi të vogla deri në 40 % paaftësi mesatare deri të rënda. Dhe këto sigurisht kanë rrjedhojë një kosto social-ekonomike në lidhje kryesore me jetën, pastaj me paaftësinë.
Çdo vit në botë ndodhin rreth 16 milionë raste të reja insulti duke shkaktuar në total 5.7 milionë të vdekur. Rreth 58 % e të gjitha vdekjeve nga insulti ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Në vitin 1990 vendet në zhvillim kishin 58 % të të moshuarve të botës ndërsa në vitin 2030 në këto vende do të ketë 2/3 e popullatës totale të të moshuarve. Pra mosha është më e prekshme nga insulti celebral (goditja në tru).
Kështu, insulti në tru është shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë, në 2030 sepse i pari shkak është ai i sëmundjeve të zemrës. Dhe kjo ka të bëjë me ½ e të mbijetuarve me dëmtime fizike dhe mendore.
Pra, mbijetesa dhe përfshirja e tyre në jetën familjare e shoqërore ka një kosto të llogaritur mirë me kujdesin ndaj tyre që shkon deri në 65.5 miliardë dollar në vitin 2008 ku përfshihen si kujdesi direkt mbi këto të sëmurë, por edhe indirekt nga mungesa e produktivitetit shoqëror e ekonomik që do të jepnin në rastin e shëndetit të tyre në kushte normale.
Në 27 vendet e BE kostoja vjetore e insultit vlerësohet 27 miliardë Euro (18.5 %) për kostot direkte dhe 8.5 miliardë Euro (31.5 %) për kostot indirekte, koncepte këto të shpjeguara më lart.
Një shembull nga Britania e Madhe në botimin “Mosha dhe plakja” paraqet regjistrin e insulteve të Londrës Jugore por edhe burime të tjera kombëtare se të moshuarit zënë 16 % të popullsisë totale ku priten të jenë 130.000 raste të reja insulti çdo vit. Dhe kostot totale sociale vlerësohen 8.9 miliardë paund në vit, pra për shpenzime direkte 49 %, indirekte 24 % dhe kujdesi informal 27 % që në total përbëjnë 5.5 % të shpenzimeve shëndetësore kombëtare në Britaninë e Madhe.
Në këtë studim të fortë që thotë se për asistencë në veprimtaritë e përditshme (rreth 200 000). Kosto e kujdesit informal u vlerësua në 2.4 miliardë paund dhe kostot indirekte, duke përfshirë pagesat e pensioneve dhe humbjet e prodhimtarisë për shkak të ndjekjes të paaftësisë në 2.1 miliardë paund.
Atëherë u pa e nevojshme që të gjitha që u thanë më lart të kërkonin zgjidhje sa më të mira, në radhë të parë për shëndetin e njerëzve, cilësinë e tyre të jetës, duke u shoqëruar me uljen e kostos të trajtimit e kujdesit informal dhe prodhimtarisë apo vdekjeve si rrjedhojë e këtyre sëmundjeve.
Prodhuesit e Industrisë Farmaceutike ndihmojnë në shërbim të gjithë problematikës që u shpreh më lart. Atëherë mjekimi më i lashtë prej 400 vjet dhe i suksesshëm me miratim të gjithanshëm është acidi salicilik (aspirina) ku padyshim përfaqësuesi më i dalluar është prodhimi i Kompanisë Farmaceutike “Bayer”në Gjermani, ku me plot produktin në uljen e sëmundshmërisë së zemrës, të enëve të gjakut apo trurit është “Aspirina Protect” e përhapur masivisht në tregun farmaceutik shqiptar, rezultatet të cilave i shohin përditë mjekët dhe vetë njerëzit. Ulen goditjet e zemrës rreth 25 % dhe 15 % për ata që kanë pasur më parë episode goditje në zemër apo ata me tromboza të venave të thella me komplikacione (ndërlikime) të rëndësishme të jetës, cilësisë së saj dhe invaliditetin me gjithë pasojat që ka për të prekurin vetë, familjarët, duke përfshirë anën psikologjike, financiare etj.
Por aspirina ka afekt të pakët mbi komplikacionet në tru nga tromboembolitë me origjinë nga venat apo trombozat në mushkëritë, si shkak i dytë i vdekjeve, por edhe funksionin e tyre.
Në vazhdim të kërkimeve shkencore për përdorim të suksesshëm në luftën kundër trombozave u zbulua me nam të mirë bari Xarelto (rinavoksaban). Ky ilaç vepron në kaskadën e koagulimit të gjakut.
Rinavoksabani ndikon në faktorin X në X a kur ky kthen protrombinën në trombinë nëpërmjet protrombinazës dhe ky reaksion çon në formimin e rrjetës të fibrinës dhe formimin e pllakëzave nga trombina
Pra rinavoksabani frenon pikërisht këtë kaskadë amplifikuese të trombit duke mbrojtur dhe parandaluar insultin cerebral dhe embolisë sistemike që vuajnë nga fibracioni atrial jo valvular me faktorë të shumtë, si infarkti i miokardit kongjestiv, Hypertensionin, diabet, mosha mbi 75 vjeç, apoinsult parësor të trurit.
Trajton trombozat e venave të thella apo parandalimin e përsëritjes të trombozës të venave të thella dhe embolisë pulmonare të ardhur nga këto.
Xarelto (rinavoksabani) me doza 20 mg një herë në ditë por fillimisht 2 x 15 mg deri 21 ditë.
Përdorimi i saj ul sëmundshmërinë, vdekjet, invaliditetin, shpenzimet e saj dhe kostot që vijnë prej tyre. Pra “Bayer” Kompani e paraqet veten serioze me përfitimet e pritshmërisë së lartë.
Por si gjithmonë, kryesore mbetet mënyra e jetesës siç janë ulja e peshës trupore, ushtrimet fizike, mospirja e duhanit, ajri i freskët, të cilat ndikojnë në sëmundshmërinë dhe suksesin e mjekimit.