Mundësitë matematike për të mbetur shtatzënë, cilat janë?
Mundësia për të ngelur shtatzënë është shumë e ndryshme në çifte të ndryshëm. Ekzistojnë praktikisht një numër i jashtëzakonshëm faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm që në kombinim me njëratjetrën kushtëzojn ë probabilitetin e mbetjes shtatzënë dhe që i dallojnë çiftet nga njëri-tjetri.
Shtatzënia është e lidhur ngushtë me cilësinë e vezëve, kurse cilësia e vezëve është e lidhur ngushtë me moshën e gruas. Sa më herët që të filloni, aq më lehtë është që gruaja të mbetet shtatzënë.
Në periudhën moshore 20 deri 25 vjeç, shtatzënia ndodh brenda 45 muajve. Me kalimin e viteve cilësia e vezëve ulet. Kështu, në periudhën moshore 30 deri 35 vjeç, shtatzënia ndodh mesataris ht brenda 7 deri 10 muaj. Pas moshës 35 vjeçare, ovulacioni mund të mos ndodhë rregullisht çdo muaj, edhe pse cikli menstrual është i rregullt.
Mundësia për mbetje shtatzënë në periudhën moshore 35 deri 40 vjeç shkon mesatarisht në 10 deri 12 muaj. Pas moshës 40-vjeçare mundësitë për shtatëzani ulen mjaft.
Nga studimet, në moshat 20 deri 40 vjeç janë nxjerrë këto të dhëna që shprehin mundësinë e mbetjes shtatzënë në çiftet pa patologji të cilat ndikojnë në shëndetin riprodhues dhe që kryejnë rregullisht marrëdhën ie seksuale: Rreth 25% është mundësia e mbetjes shtatzënë brenda një muaji. Rreth 60% është mundësia e mbetjes shtatzënë brenda gjashtë muajsh. Rreth 90% është mundësia e mbetjes shtatzënë brenda 18 muajve.
Sipas të dhënave të mësipërme, çiftet duhet të konsultohen me mjekun nëse kanë provuar rregullisht gjatë një viti për shtatzëni, por nuk kanë pasur sukses.
Studimet shkencore dhe përvojat shumëvjeçare të brezave, vërtetojnë se për të pasur një shtatzëni të sigurtë, çiftet duhet të përpiqen për këtë sa më herët. Sa më vonë të shtyhen përpjekjet për një shtatzëni, aq më e ndërlikuar paraqitet situata dhe më të pakta janë mundësitë që ajo të ndodhë.