Mungesa e ujit, ndikim në kujtesë dhe përqendrim

Shpeshherë kemi hasur në këshillën se duhet t’i pimë tetë gota ujë në ditë, të përkujdesemi që urina mos të merr ngjyrën e verdhët të mbylltë dhe të kufizojmë pijet me kafeinë sepse na dehidratojnë.

Këshilla të tilla ditore tregojnë se dehidratimi është problem i zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, një studim i ri i publikuar në The American Journal of Clinicial Nutrition tregon se funksioni i trurit mund të komprometohet nga vetëm një shkallë e vogël e dehidratimit.

Studime të mëhershme kanë zbuluar se nëse ka mungesë uji për rreth 2 për qind të peshës së trupit, atëherë kujtesa, përqendrimi dhe disponimi e pësojnë. Kjo ndërlidhet edhe me periudhat e zgjatura të aktivitetit fizik.

Duhet pasur parasysh se uji e përbën dy të tretën e trupit dhe është vlerë esenciale dhe e domosdoshme për të gjitha aspektet e funksionimit të trupit, përfshirë shpërndarjen e oksigjenit dhe vlerave tjera ushqyese, heqjen e produkteve të panevojshme, si dhe për rregullimin e temperaturës.

Rëndësia e vet shpeshherë ilustrohet edhe me atë se një person vdes përbrenda për tri deri në pesë ditë nëse nuk pinë ujë. Megjithatë, trupi mund të pësojë nga dehidratimi edhe shumë më herët para se të vijë deri tek vdekja.

Është fakt i pranuar se performanca e atletëve do të jetë më e dobët nëse humbin shumë lëngje. Gjatë një ndeshje të vetme, një futbollist mund të vrapojë 12 kilometra ose më shumë dhe të humbë mbi 3 për qind të peshës së trupit. Nëse fillimisht kanë peshuar 75 kg, atëherë ata do t’i kenë humbur 2.25 kg – gjë që pasqyron në humbjen e gjysmë galloni me ujë, transmeton Telegrafi.

Por, humbja e lëngjeve është karakteristike e përditshme e jetës dhe nuk ndodhë vetëm atëherë kur kemi aktivitet fizik. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e ujit në trup fillon të ketë ndikime në trup shumë më herët para se të vijë deri tek 2 për qindshi i humbjes së lëngjeve që ndërlidhet me aktivitetet e stërzgjatura fizike.

Studimi, përmes aktiviteteve të ndryshme ka zbuluar se personat përjetojnë kujtesë dhe përqendrim më të dobët vetëm me humbjen e 0.22% të peshës së trupit, ndryshim i cili mund të ndodh gjatë ditëve të nxehta, kur jeni fizikisht aktiv ose kur nuk konsumoni mjaftueshëm ujë.

Veç kësaj, kur humbja e peshës së trupit kishte arritur në 0.72 për qind, pjesëmarrësit e studimit kishin raportuar të kenë më pak energji dhe të jenë më të shqetësuar.

Këto zbulime tregojnë se funksioni i trurit të të rriturve të shëndetshëm ndikohet edhe nga nivelet më të vogla të dehidratimit.

SHKARKO APP