Mungon tetanosi në QSUT
Prej disa javësh, vaksina e tetanosit mungon jo vetëm ne QSUT, por edhe ne Spitalin e Traumës e spitalet e rretheve. Burime zyrtare, bëjnë me dije se ka pasur mungese tregu, por gjate fundjavës, urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare u furnizua me këto vaksina. Nga ana tjetër, mjeket pranojnë se kjo vaksine e rëndësishme, mungon here pas here. Infektologu Arben Pilaca shpjegon se ka dy lloje tetanosi: heterogjen, i cili përdoret kudo ne institucionet shëndetësore dhe homogjenen, i cili ka një kosto me te larte. Tetanozi mungon edhe ne farmacitë brenda Qendrës Spitalore “Nene Tereza”. E pyetur nga Vizion Plus, Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata pritet te stabilizohet brenda kësaj jave, por nuk jepen arsyet se pse ky medikament ka pasur një mungese kaq te gjate ne treg.