Ndikimi i dielllit tek të sëmurët me astmë
Qëndrimi në diell ka një rol të veçantë në mbrojtjen e personave të cilet vuajnë nga astma. Sipas studiuesve nga "London College King", niveli i ulët i vitaminës D (e cila rritet për shkak të ekspozimit të trupit në diell) është i lidhur ngushtë me përkeqësimin e simptomave të astmës.
Nga studimi më i fundit i realizuar nga këta ekspertë rezulton se kjo vitaminë zbut pjesën tejet aktive të sistemit imunitar tek astma. Megjithatë, trajtimi i pacientëve me vitaminë D ende nuk është testuar.
E dimë se njerëzit me nivele të larta të vitaminës D, më lehtë kontrollojnë sëmundjen e tyre, konstatuan studiuesit. Një ekip i ekspertëve tani është duke hetuar dhe monitoruar pacientët me astmë, si dhe nëse dhënia e kësaj vitamine mund të zvogëlojë simptomat.