Ndotja e makinave ndikon te bebet, gjendet karbon i zi te placenta

Karboni i zi i thithur nga gratë shtatzëna, mund të shkojë drejt e tek fetusi. Grimca të ndotjes së ajrit janë zbuluar në pjesën fetale të placentës, gjë që tregon qartë, sipas shkencëtarëve, se foshnjet në barkun e nënës janë të ekspozuara direkt ndaj karbonit të zi të prodhuar nga makinat në trafik e karburanti që digjet.

Ky përbën të parin studim që tregon sesi barriera e placentës mund të depërtohet nga grimca të thithura prej nënës.

Lidhja mes ajrit të ndotjes dhe numrit të shtuar të aborteve spontane, lindjeve të parakohshme e peshës së vogël të fëmijëve në lindje është përcaktuar tashmë. Kërkimi i fundit tregon se grimcat mund të jenë një shkak i drejtpërdrejtë e jo thjesht përgjigja inflamatore e nënës ndaj ndotjes. Dëmtimi i fetusit, sipas drejtuesit të studimit, profesorit Tim Nawrot nga Universiteti Hasselt në Belgjikë, mund të ketë pasoja për të gjithë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është periudhë më e ndjeshme e jetës”, argumenton ai, “është koha kur krijohen të gjithë organet, ndaj për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme, duhet të reduktojmë ekspozimin”. Sipas tij, qeveritë kanë përgjegjësinë të ulin ndotjen e ajrit, ndërsa njerëzit këshillohen t`i shmangin sa më shumë të mundin rrugët me trafik të rënduar. TCH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?