Në 7 ditë kjo dietë ju heq 8 kilogram

Trupi ynë pëson deformime, si në rastet kur shton në peshë. Shumë dieta janë prezantuar për teknika të ndryshme të humbjes në peshë por kërkojnë kohë dhe janë me kosto. Nëse keni nevojë të humbni peshë për arsyeje shëndetësore opo edhe sepse jeni nën presion nga fjalët e të tjerëve kur ju thonë se jeni mbi peshë, ju mund të provoni planin e dietës General Motors. Kjo kompani gjigante e ka themeluar këtë dietë për çdo njeri dhe shumë raportime tregojnë se njerëzit po i humbin tetë kilogramë për vetëm shtatë ditë.

Dita e parë: Mos hani gjë tjetër veç se fruta

Dita e parë duhet të jetë vetëm me fruta. Kur ndjeheni të uritur, hani disa fruta. Mos hani asgjë tjetër as perime, e as copëza të vogla të çokollatës. Ndër frutat më të mirë janë mollët, pjeshkat, shalqiri etj.

Dita e dytë: Dita e perimeve!

Dita e dytë është si e parë, por në vend të frutave duhet të konsumoni vetëm perime. Perimet mund t’i hani ashtu siç janë nga natyra, por edhe të gatuara, megjithatë nuk duhet t’i shtoni ndonjë lloj të vajit kur i gatuani. Duhet të mbani mend se patjetër që duhet t’i konsumoni 8 deri në 12 gota ujë gjatë ditës.

Dita e tretë: Kombinimi i frutave dhe perimeve

Në këtë ditë, mund të hani çdo lloj fryti dhe perime që dëshironi por nuk mund t’i prekni assesi bananet dhe patatet.

Dita e katërt: Banane dhe qumësht

Mund t’ju duket befasuese për shkak se thuajse qysh nga dita e parë i keni shmangur bananet, por tani duhet t’i konsumoni ato. Duhet t’i hani të paktën tetë banane gjatë ditës dhe t’i pini tri deri në katër gota qumësht.

Dita e pestë: Oriz dhe domate

Kjo ditë ndryshe quhet edhe ‘dita e banketit’, për shkak se mund të konsumoni një gotë oriz për drekë dhe t’i hani gjashtë domate përgjatë tërë ditës! Sasinë e konsumimit të ujit duhet ta rritni në ditën e pestë, transmeton telegrafi. Kjo për shkak se trupi do të prodhojë më shumë acid urik si pasojë e domateve që i hani, prandaj konsumoni më shumë se 15 gota ujë.

Dita e gjashtë: Oriz dhe perime

Kjo është edhe një ditë tjetër e banketit në këtë plan të të ushqyerit, ku mund të keni një gotë me oriz gjatë kohës së drekës dhe të zgjidhni çfarëdo perime që ua ka ëndja. Në këtë ditë mund të riktheheni në konsumimin e 12 gotave me ujë gjatë tërë ditës.

Dita e shtatë: Finalja!

Më në fund e keni arritur fundin e kësaj diete ku duhet të konsumoni një gotë oriz, perime dhe lëng të frutave. Lëngu i frutave që e konsumoni do t’i heqë të gjitha toksinat që i keni në sistem, gjë që e bën këtë mënyrë të përsosur për ta përfunduar këtë dietë.

Dieta GM është ideuar për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë shpejt. Çelësi i kësaj diete është që t’i hani ushqimet e duhura kur jeni të uritur, gjë që jo vetëm se e bën këtë plan efektiv por edhe mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë.

SHKARKO APP